KUSH JEMI NE

Adresa jonë e internetit është: https://smartal.al.

Faleminderit që vizitoni faqen tonë. Jemi një kompani e specializuar në riciklimin e çdo lloji celulari smart, si dhe në shitjen online të aksesorëve elektronik dhe jo elektronik. Ju lutemi të lexoni këtë Politikë Privatësie, duke dhënë dakordësinë tuaj në mënyrë që të përdorni shërbimet tona.

ÇFARË TË DHËNASH PERSONALE MBLEDHIM DHE PSE I MBLEDHIM ATO

1. TË DHËNAT PERSONALE

Detajet dhe të dhënat tuaja personale që na jepni janë thelbësore për përpunimin dhe dërgimin e porosive tuaja, kryerjen e shërbimeve nga ana jonë në mënyrë sa më profesionale dhe efikase, si dhe për faturimin, prandaj mosdhënia e këtyre të dhënave do të rezultojë në anulimin e porosisë suaj. Duke u regjistruar në Website, ju pranoni të na jepni informacione të të vërteta dhe të sakta si dhe pranoni përpunimin e të dhënave personale nga ana jonë. Komunikimi i informacionit të rremë është në kundërshtim me kushtet dhe termat e përgjithshme të Smartal.al.

Ju keni të drejtën e përhershme për të aksesuar dhe korrigjuar të gjithë informacionin që ju intereson, në përputhje me ligjet ndërkombëtare dhe kombëtare të vendit. Ju mundeni në çdo kohë të bëni kërkesë te Smartal.al për të gjetur se çfarë informacioni personal ne mbajmë në lidhje me ju. Ju mundeni në çdo kohë, dhe sipas kërkesës tuaj, të modifikoni këtë informacion. Ne do të ruajmë dhe përpunojmë të dhënat tuaja personale në përputhje me ligjin Nr. 9887, datë 10.03.2008, ndryshuar me ligjin Nr. 48/2012 “Për mbrojtjen e të dhënave personale”.

2. COOKIES

Cookies regjistrojnë disa informacione të cilat ruhen në hard drive tuaj. Ky informacion na mundëson të gjenerojmë statistika në bazë të të dhënave nga vizitorët në faqen tonë dhe të sugjerojmë produkte që mund t’ju interesojnë sipas artikujve që keni zgjedhur kur keni vizituar më parë faqen Smartal.al. Cookies nuk përmbajnë asnjë informacion konfidencial në lidhje me ju.

3. KOMENTET E PËRDORUESËVE

Çdo mendim/koment i lënë në faqen Smartal.al nga klientët/përdoruesit monitorohen dhe mund te modifikohen nga Smartal.al. Nëse komentet shkelin ligjet kombëtare ose janë të papërshtatshme (publicitet abuziv, shpifje, ofendime, komente jashtë kontekstit të faqes etj, ), Smartal.al rezervon të drejtën të fshijë ose modifikojë ato.

4. E DREJTA E AUTORIT

Të gjitha dizenjot, teksti, grafika, udhëzimet, komentet, përzgjedhjet dhe rregullat janë eskluzive për kompaninë tonë dhe janë të mbuluara nga ligjet ndërkombëtare të së drejtës së autorit. Leja ju është dhënë për të parë, për të bërë kopje elektronike dhe të printoni një pjesë të kësaj faqeje webi për qëllimin e vetëm për tu përdorur si një burim për blerje. Çdo përdorim tjetër i materialeve në këtë faqe webi, duke përfshirë edhe riprodhimin për qëllime të tjera si ato që përmendëm më lart, modifikimi, shpërndarja ose ribotimi, pa lejen paraprake me shkrim të kompanisë, është i ndaluar rreptësisht.

5. PRONËSIA INTELEKTUALE

Të gjitha përmbajtjet në faqen Smartal.al (ilustrime, tekste, logo, emra të markave, imazhe dhe video) janë pronë e SMARTAL SERVICE. Çdo riprodhim i pjesshëm ose i plotë i kësaj përmbajtjeje, me çfarëdo mjeti dhe mënyre, duhet t’i nënshtrohet autorizimit paraprak dhe të shprehur nga SMARTAL SERVICE. Të gjitha informacionet, përmbajtjet dhe skedarët mbrohen nga ligjet kombëtare dhe e drejta e pronësisë intelektuale Shqiptare. Smartal.al nuk mund t’ju japë të drejtën për të kopjuar, shfaqur ose shpërndarë përmbajtje për të cilat ju nuk keni të drejta pronësie intelektuale. Të gjitha përdorimet mashtruese të kësaj përmbajtje që cenojnë të drejtat e mbajtura nga një palë e tretë përbëjnë shkelje që dënohen rëndë sipas Ligjit Nr.9947, datë 7.7.2008 “Për Pronësinë Industriale”, i ndryshuar.

SMARTAL SERVICE nuk do të konsiderohet, në asnjë rrethanë, përgjegjës nëse një përdorues shkel të drejtat e mbajtura nga një palë e tretë nëpërmjet aktiviteteve të tij në këtë faqe interneti (Smartal.al).

6. DETYRIMET

Ju, me përdorimin e kësaj faqeje, nënkuptoni që jeni dakort me kushtet tona dhe i pranoni ato në momentin që bëni një blerje. Ne gjithashtu jemi të detyruar të respektojmë çdo premtim dhe shërbim që publikojmë në faqen tonë  www.smartal.al.