INFORMACION MBI SERVISIN

Ne ndodhemi në rrugën “Xhanfize Keko”, tek Kthesa e Oxhakut, Tiranë, Shqipëri.

Agjenti postar që përdorim është INTEX.

Për porosi që kushtojnë mbi 2000 lekë posta është falas. Posta për Kosovë dhe Maqedoni kushton 4 euro dhe dorëzimi zgjat 3 deri në 7 ditë. Pagesa i bëhet korrierit gjatë dorëzimit të produktit. Nëse porosia bëhet para orës 18:00 ajo arrin tek ju brenda 24 orëve dhe kushton 300 lek.

Metodat e pagesës që ne ofrojmë janë: Pará në dorë tek korrieri gjatë dorëzimit të porosisë dhe Paypal, në monedhat ALL, EUR, USD. Të gjitha konvertimet bëhen sipas kursit të këmbimit të brendshëm të kompanisë.

Ju mund t’a hapni produktin në prani të korrierit dhe te verifikoni nëse ju ka ardhur i padëmtuar. Nëse vendosni të ndërroni produktin shërbimi postar paguhet nga klienti.

Ju mund të postoni pajisjet tuaja tek ne me çdo lloj shërbimi postar që dëshironi, Gjithashtu mund të kërkoni që korrieri ynë të kalojë tek ju për pick-up. Nëse porosia vjen tek ne përpara orës 13:00, ne do të përpiqemi ta riparojmë dhe t’a postojmë përsëri mbrapsht tek ju po atë dite. Për info rreth servisit mund të na kontaktoni në 0695699723, ose në mediat sociale.

Mund të na kontaktoni lehtësisht në 0695699723, në mediat sociale, ose duke klikuar këtu. Gjithashtu mund të përdorni butonin e chat-it që ju shfaqet në fund të faqes, poshtë, djathtas.

Mund të ofrojmë asistencë edhe në italisht dhe anglisht. We speak English. Parliamo Italiano.

PYETJE MBI SHËRBIMET

Përzgjedhim produkte sa më cilësore dhe të garantuara bazuar tek përvoja jonë dhe tek përshtypjet e klientëve.

Garancia e produkteve lidhet me defektet e fabrikimit dhe Smartal nuk mban përgjegjësi nga keqpërdorimi apo dëmtimi fizik i tyre ose përdorimi i tyre jashtë kushteve të parashikuara nga prodhuesi.

Smartal nuk është një kompani e madhe që punëson teknikë të rinj të cilët nuk kanë eksperiencë por një biznes familjar që ka pasion këtë punë dhe që po fiton eksperiencë të vazhdueshme duke u përditësuar gjithmonë me teknologjitë e reja. Ne rritemi çdo ditë dhe fitojmë përvojë. Tani u shërbejmë mbi 5000 klientëve tanë të kënaqur dhe mbi 20 serviseve të tjera nga e gjithë Shqipëria të cilat bashkëpunojnë me ne .

Jo, edhe pse ka shërbime që mund t’i ofrojmë më lirë pasi i kemi futur të parët. Filozofia jonë është e thjeshtë: duam t’ju ofrojmë një shërbim cilësor i cili do kohën e nevojshme dhe patjetër koston e caktuar për të ruajtur standartin tonë të cilësisë. Përzgjedhja e materialeve dhe produkteve bëhen me qëllim ruajtjen e cilësisë së shërbimit.

Ngelet virtyt që nuk ka lidhje me tregëtinë. Ndërsa për ne ngelet primare. Nëse ti nuk ke besim tek ne, atëhere nuk na njihni akoma mjaftueshëm. Do ishte kënaqësi për ne t’ua vërtetojmë të kundërtën.

Kjo varet shumë nga problemi. Por nëse bëhet fjalë për riciklimin e ekranit ose ndërrimin e tij komplet koha mesatare eshte nga 30 deri në 6 orë pune. Në secilin rast nëse ju premtojmë një orar, do përpiqemi ta mbyllim brenda kohës së premtuar.

Shumica e konstatimeve bëhen vetëm fizikisht në servis ose pasi pajisja ka mbërritur në servis nga posta. Smartal nuk ofron asistencë teknike online.