Zëvendësimi i xhamit të pasëm të iPhone 11 Pro Max
Si të zëvendësoni xhamin e pasëm në iPhone 11 PRO MAX duke përdorur Laser Blu, pa e hapur telefonin? Edhe pse tani është më së shumti në shitje iPhone 13, iPhone 11 pro Max është shumë i popullarizuar dhe shpesh vjen në servisin tonë për xhamin e përparmë dhe xhamin e pasmë.
Kjo është videoja jonë e parë për riparimin e xhamit të pasmë. Edhe pse këndi i kamerës nuk është më i miri i mundshëm, ju mund të shihni se si riparohet telefoni juaj kur e dërgoni për riparimin e xhamit të pasmë në servisin tonë.