KUSH JEMI NE

Adresa jonë e internetit është: https://smartal.al.

Faleminderit që vizitoni faqen tonë. Jemi një kompani e specializuar në riciklimin e çdo lloji celulari smart, si dhe në shitjen online të aksesorëve elektronik dhe jo elektronik. Ju lutemi të lexoni këto Terma dhe Kushte, duke dhënë dakordësinë tuaj në mënyrë që të përdorni shërbimet tona.

GJITHÇKA RRETH BLERJEVE, PRODUKTEVE, ÇMIMEVE DHE PËRDORIMIT TË SMARTAL.AL

1. TË PËRGJITHSHME

Ne pohojmë që, duke konfirmuar porosinë tuaj, ju keni lexuar dhe pranoni pa rezerva kushtet tona të përgjithshme të shitjes. Termat dhe Kushtet e përgjithshme të shitjes të detajuara më poshtë rregullojnë marrëdhënien kontraktuale ndërmjet ‘Përdoruesit’ (më poshtë gjithashtu referuar si ‘Ju’ ose ‘Blerësi’) dhe ‘Smartal.al’ (këtu e tutje referuar si ‘Ne’ ‘Website’), që i përkasin kompanisë SMARTAL SERVICE, me numër unik të identifikimit të subjektit NUIS: L61305028Q. Ne jemi kompania e parë e specializuar për riciklimin e telefonave smart në Shqipëri. Të gatshëm t’ju shërbejmë kudo që të ndodheni brenda pak orëve dhe njëkohësisht të sigurojmë çmimet më të lira për pothuajse gjithçka të nevojshme për ju. Të dyja palët i pranojnë këto Kushte pa rezerva. Këto kushte të përgjithshme të shitjes janë të vetmet kushte që janë të zbatueshme dhe zëvendësojnë të gjitha kushtet apo marrëveshjet e tjera të shkruara ose jo. Këto Terma dhe Kushte të Shitjes janë të rëndësishme për ju dhe Smartal.al pasi ato përdoren për të mbrojtur të drejtat tuaja si klient/ konsumator si dhe të drejtat tona si biznes.

2. NDRYSHIMET E KUSHTEVE

Smartal.al është një projekt në progres dhe në evoluim të vazhdueshëm, dhe për këtë arsye aspekte/opsione të caktuara mund të ndryshojnë, të shtohen ose të hiqen. Ne rezervojmë të drejtën për të përditësuar faqen e internetit dhe këto kushte të shërbimit nga koha në kohë, sipas gjykimit tonë dhe pa asnjë njoftim. Është vetëm përgjegjësia juaj për të qenë të përditësuar me Termat dhe Kushtet në fuqi duke kontrolluar website-in tonë rregullisht. Përdorimi i vazhdueshëm nga ana juaj i faqes së internetit pas publikimit të termave të shërbimit të përditësuara, do të nënkuptojë që ju keni lexuar dhe bini dakord me ndryshimet.

3. BLERJET NË SMARTAL

Sapo hyni në faqen tonë ju keni mundësi të shikoni shumëllojshmëri produktesh, por edhe nëse doni të kërkoni direkt një produkt specifik mund të kërkoni tek opsioni “KËRKO” në krye të faqes. Kur e gjeni produktin që ju pëlqen e shtoni në shportë duke shtypur butonin. Më pas nëpërmjet një metode tepër të thjeshtë ju keni mundësi të mbyllni porosinë tuaj dhe të zgjidhni mënyrën e pagesës me kartë ose cash. Nëse jeni klient i ri, duhet të regjistroheni me të dhënat tuaja në mënyrë që të keni mundësi të bëni porosi dhe të kryeni blerje në faqen tonë online.

4. AKSESI NË SMARTAL

aksesueshme nga publiku, por nuk mund të garantojmë që faqja e internetit të mos ketë momente joproduktive për ndonjë arsye. Ne rezervojmë të drejtën për të mbyllur faqen e internetit për periudha të shkurtra kohore për arsye të operacioneve lidhur me mirëmbajtjen e zakonshme, por ne garantojmë që do të përpiqemi ta mbajmë këtë mosfunksionim në minimum. Ne nuk do të jemi përgjegjës nëse për çfarëdo arsye, të gjitha ose ndonjë pjesë e rrjeteve të internetit nuk janë në dispozicion në periudha të caktuara. Pjesë e procedurave për të hapur një llogari në Smartal.al është vendosja e një fjalëkalimi. Ne ju rekomandojmë që të zgjidhni një fjalëkalim të fortë që është vështirë për t’u gjetur nga persona të tretë, dhe gjithashtu rekomandojmë që ju të dilni nga llogaria juaj në fund të çdo sesioni. Ekziston një procedurë për rivendosjen e fjalëkalimit në rast se harroni fjalëkalimin tuaj. Ju duhet të trajtoni informacionin tuaj të hyrjes në llogari si konfidencial, duke mos ia zbuluar atë ndonjë pale të tretë dhe vetëm duke përdorur personalisht Smartal.al. Nëse mendoni se ka pasur ndonjë shkelje të sigurisë atëherë është përgjegjësia juaj që të na njoftoni menjëherë në mënyrë që, të ndryshoni fjalëkalimin tuaj. Është kusht që për përdorimin e llogarisë suaj në Smartal.al, të gjitha informatat që jepni në faqen e internetit janë të sakta, aktuale dhe të plota. Ne rezervojmë të drejtën për të çaktivizuar çdo llogari përdoruesi, në çdo kohë, nëse, ju nuk keni respektuar apo keni shkelur detyrimet që ju lindin sipas këtyre Termave dhe Kushteve dhe ligjeve përkatëse në fuqi në Shqipëri. Ne nuk garantojmë që faqja e internetit apo ndonjë përmbajtje e dhënë në faqen e internetit të jetë pa gabime. Ne menaxhojmë të dhënat tuaja personale sipas Politikave tona të Privatësisë dhe ligjeve përkatëse në fuqi.

5. PËRSHKRIMET DHE ÇMIMET E PRODUKTEVE

Smartal.al tregon shumë kujdes kur vendos informacionin, përshkrimet dhe imazhet e produktit në internet, por nuk mban përgjegjësi për ndonjë gabim ose lapsus të ndonjë informacioni të dhënë.

Çmimet e treguara në Smartal.al janë të paraqitura në Lek (ALL) dhe nuk përfshijnë çmimin për dërgesën e produktit. Shpenzimet e dërgimit tregohen qartë dhe faturohen në fund të porosisë, përveç çmimit të produkteve. Ne rezervojmë të drejtën për të modifikuar çmimet tona në çdo moment, por në asnjë rast nuk do të ketë ndryshime çmimesh pas plotësimit të porosisë nga ana juaj. Çmimi që do të shfaqet në faqen e internetit pasi ju te keni plotësuar dhe konfirmuar porosinë, do të jetë çmimi final dhe shuma e vetme që ju do të detyroheni të paguani në momentin e marrjes në dorëzim të produktit.

6. DISPONUSHMËRIA

Ne do të garantojmë gjithmonë dërgimin në destinacion të porosisë tuaj. Nëse një produkt i përzgjedhur nga ju nuk është në stok në momentin që porosia juaj është konfirmuar dhe paguar, ne do të rimbursojmë çmimin që keni paguar për produktin Brenda 3 ditësh nga data e pagesës. Nëse porosia juaj përfshin produkte përkohësisht të padisponueshme, ne do t’iu dërgojmë së pari produktet në dispozicion dhe më pas artikujt e mbetur pasi të rikthehen përsëri në stok.

7. KTHIMI I PRODUKTEVE

Ju mund t’a hapni produktin në prani të korrierit dhe te verifikoni nëse ju ka ardhur i padëmtuar. Nëse produkti ka ardhur i dëmtuar, ju mund ta ktheni atë. Nëse vendosni të ndërroni produktin shërbimi postar paguhet nga klienti. Garancia e produkteve lidhet me defektet e fabrikimit dhe produkti mund të kthehet nëse paraqet një defekt të tillë. Ne jemi të gatshëm të informojmë postën që të vijë ta marë produktin tek ju, në të tilla raste ju do keni mundësi të paguani çmimet preferenciale që ne kemi për dërgimin e produktit. Në Tiranë kosto e dërgesës është 200 Lekë, në qytetet e tjera të Shqipërisë kosto është 300 Lekë dhe në Kosovë kosto është 5 Euro.

Smartal.al nuk mban përgjegjësi nga keqpërdorimi apo dëmtimi fizik i produkteve ose përdorimi i tyre jashtë kushteve të parashikuara nga prodhuesi.

8. DETYRIMET

Ju, me përdorimin e kësaj faqeje, nënkuptoni që jeni dakort me kushtet tona dhe i pranoni ato në momentin që bëni një blerje. Ne gjithashtu jemi të detyruar të respektojmë çdo premtim dhe shërbim që publikojmë në faqen tonë  www.smartal.al.