Apple, Informacione të dobishme

Funksioni True Tone tek iPhone

Çfarë është True Tone? Është përdorimi i një sër sensorësh të avancuar që bëjnë të mundur rregullimin e dritës dhe ngjyrave në harmoni me ambjentin ku përdorni telefonin.Për një eksperiencë sa më natyrale dhe komode për shikimin.

Mbase do mendoni përse shkrimin e parë e bëm për true ton-in dhe jo për riciklimin e ekraneve? Për dy arsye: E para ky funksion lidhet me riciklimin e ekranit dhe e dyta kur ndërroni komplet ekranin duhen programator specifik që ky funksion të jetë përsëri aktiv.

Si fillim më lejoni të shpjegoj për klientet tanë veçanërisht por edhe për kolegët që na ndjekin ne rrejtet sociale dhe tani edhe këtu se funksioni true tone është i lidhur ngushtë me face Id. Ndaj nëse gjatë impaktit thyerjes së xhamit ose ekranit dëmtohet face id ose me keq akoma është ndërruar ky funksion nuk do t’u shfaqet më.

Funksioni true tone u përdor për her të parë nga Apple tek iphone 8 dhe me sa duket ka qënë një funksion që i pëlqyer nga përdoruesit pasi apple vazhdon ta përdor deri tani me serinë 13. Ndaj nëse ke një iPhone 8 ose më të ri ka shumë të ngjarë që ta kesh vënë re mungesën e ketij funksioni pasi ke ndërruar ekranin. Ka raste kur klientët as nuk e vën re këtë ndryshim pasi nuk e kanë përdorur os em base as që e dinë që e kanë. Tani mbase po të shkon mendja po iPhone im e ka true tone? Hap panelin që rregullon intesitetin  dritës mbaje shtypur dhe shiko nese të shfaqet ikona true tone në ekran.

Po përse nuk ju del më ky funksion? Sepse Apple e ka serializuar këtë funksion dhe informacionet për të janë të shkruara në një mikroçip tek taci i telefonit tuaj. Në këtë pikë si përmëndëm më sipër nëse ekranit tuaj i është thyer vetëm xhami atëherë këto informacione do ngelen dhe përvç se do ruani ekranin dhe taçin origjinal do të ruhet edhe funksioni i rregullimit automatik të dritës edhe ngjyrave (true tone).

Por çfarë të themi nëse ekrani është dëmtuar komplet ose është ndërruar më parë në servise që nuk i kanë kopjuar këto informacione? Edhe për këtë në smartal kemi zgjidhje. Kemi programator të cilët mund të kopjojnë këto informacione nga ekrani i vjetër tek ekrani i ri ose në mungesë të ekranit origjinal nga qarku i telefonit tek ekrani i ri. Kështu ju do të përfitoni përsëri këtë funksion që jo vetëm e bën më të mirë eksperiencën e përdorimit të telefonit por i rrit edhe vlerën nese do ta shisni përsëri.

Përtej kësaj politikat e Apple në lidhje me riparimin e lirë janë bër më të vështira në çdo version të ri ndaj edhe kjo përbën një sfidë për riparuesit e lirë. Ne në Smartal vazhdojmë të përditësohemi në mënyrë që të sigurojmë një shërbim cilësor dhe një eksperienc sa më të kënaqëshme për klientet tanë qofshin ata individ ose servise. Iphone 13 është një sfidë tjetër për të cilën është akoma herët për të folur.

Duke shpresuar tu kemi ardhur sado pak në ndihmë me këto informacione ju ftojmë të na shkruani ose të na kontaktoni në social media ose të kaloni pranë servisit tonë për më shume info rreth shërbimeve tona.

Lini një Përgjigje